Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të ndërtojë dy fusha të reja në Gjirokastër.
Pas përfundimit të punimeve në stadiumin “Luftëtari”, FSHF dhe Bashkia Gjirokastër kanë firmosur mes tyre marrëveshjen për ndërtimin e dy fushave me bar artificial.
Ky investim është pjesë e projektit të FSHF-së “100 Fushat” dhe punimet pritet të nisin së shpejti.
Synimi është krijimi i më shumë hapësirave për fëmijët, që të stërviten dhe të luajnë futboll.
Gjithashtu, ky projekt pritet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së futbollit në qytetin e Gjirokastrës. /tvklan.al