Biblioteka Shtetërore e Berlinit po vendos në ekspozitë partiturën origjinale të Simfonisë IX të Ludwig van Bethoven për të shënuar 200 vjetorin e krijimit të saj.

Simfonia u shfaq në premierë në Vjenë më 7 Maj 1824. Fletët e shkruara të muzikës u lidhën në formë libri rreth vitit 1850. Që nga premiera e Simfonisë së 9-të kjo vepër muzikore është shfaqur në të gjithë botën për të shënuar raste të veçanta.

Është himni i Evropës, është interpretuar pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpesh dëgjohet në protestat e paqes.

Partitura origjinale ruhet në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit, nën masa të rrepta sigurie. Drejtuesja e bibliotekës së Berlinit Margret Polaczek thotë se shkrimet origjinale të Beethovenit si këto rrallë ekspozohen në publik.

Ajo u shfaq për herë të fundit për publikun e gjerë në vitin 2020, kur u shfaq si pjesë e një ekspozite për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Beethoven.

Klan News