Pas dy viteve pandemi, qyteti bëhet gati për festën pagane

Pas dy viteve pandemi, Elbasani, kryeqendra festive e Ditës së Verës bëhet gati për të pritur qytetarë nga i gjithë vendi.

Për të pritur turistë të shumtë vendas dhe të huaj, prej më shumë se 3 ditësh janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme festive me këngë e valle.

Sipas traditës, për festën pagane  përgatitjet nisin gati  një javë përpara, me grumbullimin e zaireve dhe me zbukurimin e shtëpisë. Më 13 Mars në mbrëmje amvisat gatuajnë embëlsirën tradicionake, ballokumen e cila konsumohet Ditën e Verës, më 14 Mars.

Tv Klan