Will Smith njoftoi datën e publikimit të albumit të tij të ri të titulluar “Based on a True Story” përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.
Aktori, reperi dhe producenti amerikan ka publikuar së fundmi këngët “First Love”, “Beautiful Scars”, “Tantrum”, “Works of Art” dhe “You Can Make It”.
Albumi, i cili do të jetë i disponueshëm nga 28 marsi, përfshin edhe nëntë këngë të tjera. Ky është albumi i tij i parë në njëzet vjet, pasi publikoi albumin e tij të fundit, “Lost and Found”, në 2005.
Artisti fillimisht zbuloi se ishte duke përgatitur një album të ri në Janar, kur u publikua kënga e tij më e fundit, “Beautiful Scars”.
Klan News