Mes Egnatias dhe Tiranës përfundoi në barazim si në rezultat ashtu edhe në numrin e lojtarëve në fushë.

Ishin të zotët e shtëpisë që shënuan në minutën e 36. Sota është autor i golit i cili në pjesën e parë doli i dëmtuar.

Në minutat shtesë të kësaj pjesë erdhi edhe goli i barazimit për bardheblutë me Soler.

Asnjë prej skuadrave nuk u pajtua me barazimin dhe kjo rriti tensionin në fushë mes lojtarëve.

Në minutën e 75, Ujka mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Egnatian më 10 lojtarë.

10 minuta më pas ishte Vera i Tiranës që u ndëshkua me të kuq.

Egnatia nuk rrezikon vendin e parë ndërsa tirana mori një pikë të rëndësishme për mbijetesën.

E jashtëzakonshme ishte fitorja e Skënderbeut në Shkodër.

Skuadra e Ernest Gjokës ishte surpriza e javës së 30 të Superligës.

Nasr ishte autori i dy golave, që e ngjisin skuadrën korçare në vendin e 9 me shumë shpresë për mbijetesën.

Tv Klan