Rreth 1 muaj pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistroi hetime për rolin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, në dhënien e disa tenderave në kohën që ishte drejtues, këtë të enjte ai është thirrur nga hetuesit e posaçëm për të dhënë shpjegime.
Roshi hyri në ambientet e SPAK në orën 10:00 pa avokat dhe doli prej andej rreth orës 14:00. Për mediat nuk pranoi të japë asnjë koment.
Hetimi është duke u kryer me bazë kallëzimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditi në Bashki në vitet 2013-2014 me dyshimet se në dhënien e disa tenderave zyrtarët kishin shpërdoruar detyrën dhe shkelur barazinë në tendera.
Tv Klan