BE jep “ok” për medikamentin kundër Azheimer, Lecanemab. Është i pari që ngadalëson përparimin e sëmundjes nëse fillohet që në fazë të hershme. Vendimi i Evropës vjen pas autorizimit në SHBA, Japoni dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Enti rregullator në BE, EMA, pas analizimeve të gjata e të kujdesshme, ka vendosur ta aprovoje përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve adultë me diagnozë klinike komprometim konjitiv dhe demence të lehte nga Alzheimer.

Vendimi vjen pas një vendimi te mëparshëm negative duke e kthyer mbrapsht aprovimin e këtij ilaçi, ne verën e shkuar, por pas një rianalizmi të imtësishëm te rezultateve, hapet drita jeshile. Tani i takon Komisionit Evropian për aprovimin përfundimtar, që sipas procedurave duhet të mbërrijë brenda dy muajve.

Komuniteti shkencor e ka mirëpritur ketë lajm, pasi hapet kështu një histori e re premtuese për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga Alzheimer, veçanërisht ata që janë në fazën fillestare, pasi kështu progresioni i sëmundjes mund të kontraktohet, duke dhënë shpresa të mëdha.

Klan News