Problemi i vetmisë si një kërcënim urgjent global për shëndetin është vënë në pah disa herë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vendi që po e vuan më shumë vetminë është Japonia ku sipas një raporti gati 40,000 njerëz kanë ndërruar jetën vetëm në shtëpitë e tyre.
Nga ky numër, gati 4,000 njerëz u zbuluan pas më shumë se një muaj pasi ndërruan jetë ndërsa 130 të tjerë pas një viti.
Ky raport hedh dritë mbi një çështje shumë të rëndësishme tek të moshuarit që jetojnë dhe ndërrojnë jetë vetëm. Në fillim të këtij viti, Instituti Kombëtar Japonez i Kërkimeve të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore, tha se numri i qytetarëve të moshuar që jetojnë vetëm pritet të arrijë në 10.8 milion deri në vitin 2050. Në prill, qeveria japoneze prezantoi një projekt-ligj që trajton problemin e vetmisë dhe izolimit, të shkaktuar pjesërisht nga plakja e popullsisë së vendit.
Japonia është përpjekur prej kohësh të marrë politika të caktuara që luftojnë popullsinë e saj në plakje dhe në rënie, por ky ndryshim duket shumë i vështirë për t’u arritur. Vitin e kaluar, kryeministri Fumio Kishida paralajmëroi se shoqëria japoneze mund të mos funksiononte për shkak të rënies së lindjeve.
Edhe shtetet fqinje të Japonisë si Kina dhe Koreja e Jugut po përballen me sfida të ngjashme demografike.
Klan News