Pas vendimit të Presidentit Trump për tërheqjen e SHBA nga skema e financimit të Organizatës Shëndetësore të Shëndetësisë ka filluar një fushatë për mbledhje fondesh.
OBSH i përgjigjet me një skemë të re daljes së SHBA nga organizata. Lançon fushatën e re, “ 1 dollar, një botë”.
Që prej ardhjes në pushtet të Donald Trump dhe vendimit të tij për ndërprerje të fondeve, OBSH numëron minus 500 mln dollarë në vit, që ishte kuota e SHBA-ve.
Kështu, stafi i OBSH-së starton një fushatë sensibilizuese mjaft ambicioze, ku objektivi është mbledhja e fondeve. Një donacion prej 1 $ nga të paktën një miliard njerëz në Tokë, mund të ndihmojë e financojë agjencinë në fonde për mbrojtjen e shëndetit publik global.
Iniciativa lindi në mënyrë spontane nga stafi i OBSH-së, është hedhur online, duke përfituar në vetëm pak orë rreth 65 mijë $ nga 2500 donatorë.
Klan News