OBSH ngre alarmin për rritjen e vdekshmërisë në popullatën globale si faktor i ndotjes së ajrit.
“1/3 e vdekjeve nga tumoret, stroke dhe sëmundjet kardiovaksulare kanë si faktor kryesor ndotjen e ajrit. Sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 36% e vdekjeve nga tumoret kanë si faktor ajrin e ndotur”.
Ndërsa 34 % e vdekjeve nga goditjeve në tru preken gjithashtu nga ajri i ndotur. Në vend të tretë qëndrojnë fatalitetet nga sëmundjet kardiovaskulare të ndikuara po ashtu nga ky faktor.
Ekspertët e ISHP-së thonë se edhe në Shqipëri ajri i ndotur ka një ndikim në sëmundshmëri dhe vdekshmëri, kjo në varësi të ekspozimit të ndaj këtij faktori që përfshin edhe ndryshimet klimatike.
“OBSH e ka quajtur vrasësi i heshtur ndotjen e ajrit. Për të ndikuar ndikon si të gjithë faktorët e tjerë risku. Kemi konkluduar se si faktorë të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve janë duhanpirja, tempertaurat që ndryshojnë sipas stinëve në të cilën nivelet e ndotjes së ajrit janë më të larta në varësi të temperaturës, lagështisë”, Elida Mata, specialiste e ISHP.
Raportet e ISHP deri më tani kanë treguar se ndotja e ajrit në Shqipëri renditet si faktor i pestë i vdekjeve ne popullatë dhe rritjen e barrës së sëmundjeve, duke shkaktuar 4 mijë e 600 jetë të humbura.
Vendi ynë renditet mes 10 shteteve me ndotjen më të lartë të ajrit. Përqendrimi mesatar i grimcave të pluhurit me madhësi 2.5 mikron është 16.7 mikrogramë për metër kub, gati trefishi i vlerës së lejuar nga OBSH.
Tv Klan