Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin “Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet sociale bëri një sqarim me një komentues lidhur me një tabelë të publikuar nga ana e tij për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Rama u shpreh se në atë tabelë vihet në dukje rritja e numrit të turistëve për vitin 2024 në Shqipëri në raport me vetveten.

“I dashur Paulin këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet më para jo për numra absolut se për numra absolut ne as nuk krahasohemi dhe as nuk kemi përse të krahasohemi sepse është absurditet. Franca ka 100 milion, Turqia ka 55 milionë, Greqia 33 milionë dhe me rradhë. Këtu flitet se cili vend është rritur më shumë në vitin që lamë pas. Është rritur më shumë në përqindje në raport me vetvetën dhe pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër kjo nuk duhet të të pengojë mo vëlla. Duhet të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë shkojnë e vijnë, pavarësisht se kjo e Partisë Socialiste do gtfë jetë edhe ca vite këtu derisa të fusim Shqipërinë neë Bashkimin Europian të paktën, por tek e fundti Shqipëria mbetet përjetë dhe kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim ski ky i turizmit dhe e thonë të gjithë s’ke pse ja kursen vetes një buzëqeshje”, shprehet Rama.

Ndër të tjera Kryeministri ka theksuar ndryshimet dhe arritjet që janë bërë nga puna dhe vizioni qeverisë. Ai shtoi se misioni i Partisë Socialiste është të fusë Shqipërinë në BE dhe se në 11 Maj era do të marrë shumë llafe me vete.

“Nuk e kuptova çfarë kishit parasysh me pyetjen për vitin ku jemi, po që jemi 2025, e kam shumë, shumë të qartë, edhe sepse ky është viti i mandatit të ri qeverisës që do ta marrim në 11 maj, kështu që nuk kam se si e ngatërroj. Por edhe ju po ju përsëris atë që i thashë Paulinit, gëzohuni, mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses dhe këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar, kështu që kjo do ndodhte siç ndodh kur bie shi apo kur bie borë mos e bëni kështu, se nuk është fare serioze është shumë qesharake kjo mënyrë të arsyetuari. Fakti që po ndodh kështu sot lidhet me punët kryesore që janë bërë në këto vite në çdo drejtim për të përmbysur në radhë të parë, atë imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudo ndodhura, për të rilindur qytetet, për të rindërtuar infrastrukturën, për të mbështetur investimet në turizëm, në bujqësi, në biznes të vogël, edhe me radhë e me radhë e me radhë.

A do rritej kështu turizmi nëse aeroporti, për shembull, do vazhdonte të ishte më i shtrenjti në Europë? Nëse Tirana do vazhdon të ishte ajo e 10 viteve më parë, që gërrhiste dhe e rizgjuam nga gjumi, nëse Vlora, Korça, Berati, Gjirokastra, Himara, Lezha, e me radhë, e me radhë, do ishin ato 10 vite më parë, ku nuk bëje dot një fotografi, se s’kishe nga rrotulloheshe nga rrënimi?! Nëse Shqipëria do ishte akoma inferiore dhe e përçmuar ndërkombëtarisht, si deri 10 vjet më parë, që na shihnin gjithë nga lart poshtë edhe rrudhnin buzët kur dëgjonin Shqipëri e kur dëgjonin shqiptarë?! Ka shumë nëse, nëse, nëse po ka një fakt kokëfortë, suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, programi, puna këmbëngulëse e kësaj qeverie dhe askujt tjetër, si dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e mëdhenj dhe të vegjël të Shqipërisë, që punon, punon, punon, e nuk merret me llafe. Të tjerat janë llafe, llafe që i merr era dhe era 11 Majit, yh sa llafe do marri me vete. Ja erdhi! Do ta shohim sa llafe do të marri me vete ai 11 Maj i bekuar do jetë”, thekson Rama.

/tvklan.al