Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar.

Më tej, Erdogan ka shtuar se bashkëpunimi me Shqipërinë në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.


/tvklan.al