Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni “Stop” solli një video, që tregoi sesi shitet hashashi brenda ambienteve të shkollave në vend.

“Stop” provoi të blejë cigare hashashi në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias. Gjithçka rezultoi shumë e lehtë.

Për 5 mijë lekë të vjetra të infiltruarit e morën “mallin” dhe dorëzuan paratë.

Shitësi: Sa do, o shok?

Qytetari: Po një, sa dua?!

Shitësi: Një, një!

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Të pyes më lali, se s’vjen kush me më njeh mu.

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Me pesë!

Qytetari: Me 5 mijë lekë. Dale, se të dhashë shtatë! Është një çikë i thatë, apo i njomë?

Shitësi: Shihe vetë, ti e pi barin!

Qytetari: Mirë është! Thank you…!

Shitësi: Të ruajt Zoti!

Qytetari: Ciao!

Siç dallohet në videon e regjistruar nga “Stop” klientët e marrin drogën nga një shitës droge, i cili paratë i dorëzon në një makinë të kuqe. /tvklan.al