Rikthehen përmbytjet në Shkodër, ministri Basha viziton zonat e prekura-(24 Shkurt 2010)
Forcat e emergjencës dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për një operacion të mundshëm humanitar në zonën e Nënshkodrës, ku disa komuna rrezikojnë sërish përmbytjen nga vërshimi i ujërave. Komiteti Ndërministror i Emergjencës i mbledhur gjatë paradites në Shkodër e ka vlerësuar gjendjen si delikate, për shkak edhe të pritshmërive sa i përket reshjeve...