Normalizohet situata në Shkodër, nis dezinfektimi i disa zonave – (18 Janar 2010)
Pas përmirësimit të situatës në zonën e Nënshkodrës, puna e Shtabit të Emergjencës dhe autoriteteve lokale është përqendruar në shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet dhe dezinfektimin e zonës. Ekipet mjekësore kanë nisur me klorifikimin e ujit, për të vijuar më pas me planin e ministrisë së Shëndetësisë për asgjësimin e shpendëve...