Armela Imeraj: Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, por hetim të zgjedhjeve-(22 Nëntor 2009)
Partia Socialiste ka sqaruar sot zyrtarisht se ajo nuk kërkon rinumërimin e votave të 28 Qershorit dhe as ndryshimin e vendimit të gjykatës për procesin elektoral. Nëpërmjet zëdhënëses Armela Imeraj, selia rozë ka bërë të ditur se kërkon vetëm hetim parlamentar për zgjedhjet dhe hapjen e kutive të votimit. Armela Imeraj: “Ne nuk kërkojmë rinumërim...