Partia Socialiste ka sqaruar sot zyrtarisht se ajo nuk kërkon rinumërimin e votave të 28 Qershorit dhe as ndryshimin e vendimit të gjykatës për procesin elektoral.

Nëpërmjet zëdhënëses Armela Imeraj, selia rozë ka bërë të ditur se kërkon vetëm hetim parlamentar për zgjedhjet dhe hapjen e kutive të votimit.

Armela Imeraj: “Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, por hetim të zgjedhjeve. Ne s’kemi punë me vendimin  gjykatës për zgjedhjet, por me të drejtën që ka parlamenti për të hetuar me ligj procesion zgjedhor. Nëse Sali Berisha nuk do hapjen e kutive, atëherë le ti hap rrugë zgjedhjeve të reja”.

Ky sqarim i partisë më të madhe në opozitë vjen pas 5 muajsh kundërshtim të zgjedhjeve, disa tubimeve nëpër rrethe dhe 3 ditëve të protestës së zhvilluar në Tiranë./tvklan.al