Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit bërthamor të Rostovit, për shkak të një “alarmi të rremë”. Për pasojë, rreth 1 milion njerëz në Rusinë jugore dhe në pjesë të Krimesë së okupuar mbetën pa energji elektrike. Kompania nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aktivizimin e mekanizmit mbrojtës....