Gati planet për të shtyre mbylljen e centraleve
Bashkimi Europian heq dorë për momentin nga planet për mbylljen e centraleve bërthamorë për prodhimin e energjisë elektrike.
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian ishin pjesë e një takimi në Bruksel me krerë të 30 shteteve të botës, për rikthimin e vëmendjes drejt energjisë elektrike të prodhuar nga centralet bërthamorë, për të ulur çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosferë përmes reduktimit të përdorimit të karburanteve fosile.
Ursula von der Leyen: Pas krizës globale të energjisë të shkaktuar nga ndërhyrjes ruse në Ukrainë, shumë vende po rishikojnë rolin që energjia bërthamore mund të luajë.
Emmanuel Macron: Sfida jonë është të gjejmë zgjidhje për ndryshimet klimatike, duke reduktuar çlirimin e dioksidit të karbonit për të garantuar sovranitetin duke siguruar energjinë.
Vende si Gjermania, vitin e kaluar hoqën nga funksioni edhe reaktorin e fundit bërthamor, në një proces për mbylljen e të gjitha centraleve bërthamorë pas incidentit në Fukushima të Japonisë të shkaktuar nga tsunami.
Megjithatë, centralet bërthamorë janë burimi më i bollshëm për të përmbushur nevojat për energji në kushtet kur heqjen nga përdorimi të karburanteve e kërkon me çdo kusht, ngrohja me ritme të shpejta e planetit.
Tv Klan