Shërbimi Informativ Shqiptar përjashton veten nga skandali përgjues i bisedës së kryeministrit me Fehmi Abdiun bërë publike në parlament nga deputeti Lesi. Sipas zëvendësdrejtorit të këtij shërbimi, Drejtoria Shkencore dhe askush tjetër pa miratim përkatës dhe kritere ligjore nuk vë nën kontroll apo përgjon persona nën imunitet. Ai i ka quajtur pretendime dhe denoncime mediatike...