Shërbimi Informativ Shqiptar përjashton veten nga skandali përgjues i bisedës së kryeministrit me Fehmi Abdiun bërë publike në parlament nga deputeti Lesi. Sipas zëvendësdrejtorit të këtij shërbimi, Drejtoria Shkencore dhe askush tjetër pa miratim përkatës dhe kritere ligjore nuk vë nën kontroll apo përgjon persona nën imunitet. Ai i ka quajtur pretendime dhe denoncime mediatike të pavërteta e spekulive.

Ylli Alushi: “Deklarojmë zyrtarisht dhe me përgjegjësi ligjore se asnjë kopje e dokumnetit në fjalë nuk ka qenë dhe nuk ndodhet në SHISH. Pretendimi në Shish ka marrë kasetën e incizuar nga të tretë dhe e ka transkriptuar atë, është i pavërtetë. SHISH nuk ka pranuar dhe nuk mund të pranojë dokumente dhe mjete të paligjshme apo që janë produkt i një veprimtarie të paligjshme siç janë përgjimet e realizuara nga struktura të paautorizuara. Ai zbardh vetëm materiale të siguruara në rrrugë ligjore nga strukturat e tij dhe mbi bazën e miratimeve përkatëse. Nëse do t’i referohemi dokumentit që paraqitet si autentik nga zoti Lesi, vëmë në dijeni opinion publik se formati i paraqitur nuk është ai që paraqitet në SHISH.”

Por zëvendësdrejtori Alushi nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët rreth kësaj çështjeje delikate, por ka dhënë vetëm pretendimet e kësaj pale. Kujtojmë se transkriptimi i kësaj bisede është bërë nga major Sokol Koçiu, aktualisht i dënuar për veprimtari trafiku. Koçiu është trasnkriptuesi dhe njeriu që zbardhi përgjimin e që në atë kohë ka qenë punonjës i Policisë Gjyqësore që varej nga Prokuroria. /tvklan.al