Shkodër/ Digjet dyqani në fshatin Gur i Zi, shkak shkëndija elektrike – (19 Gusht 2008)
Luhatjet e tensionit dhe një shkëndijë elektrike janë bërë shkak për zjarrin e rënë në një dyqan mallrash në fshatin Gur i Zi të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është konstatuar pas tymit dhe flakëve që përfshinë të gjithë godinën. Zjarri ka shkrumbuar tërësisht veshmbathje, pajisje shtëpiake, produkte ushqimore...