Wanda Nara ka qenë shumë e përfolur në muajt e fundit, pas ndarjes nga sulmuesi Mauro Icardi.
Modelja argjentinase, përfundoi në qendër të mediave rozë në Amerikën Latine, për shkak të të kaluarës së saj dhe tradhtive që janë përfolur shpesh.
Së fundmi flitet për një bashkim të Wanda Narës me Maxi Lopez. Nuk bëhet fjalë për bashkëjetesë, por për një “bashkim forcash” kundër Mauro Icardit.
Thuhet se Wanda Nara dhe Maxi Lopez, me të cilin ka tre fëmijë, janë parë shumë të afërt, ndërsa është zbuluar edhe arsyeja.
Sipas “LAM”, Wanda dhe ish-lojtari do të bëjnë një kallëzim penal për Icardin për abuzim me njërin nga fëmijët. Sulmuesi i Galatasarayt akuzohet për sjellje të papërshtatshme me njërin nga fëmijët dhe do të përfundojë në dyert e gjykatës, ku rrezikon edhe burgun.





Kallëzimi mund t’i hapë telashe Icardit, ndërsa shihet si një shenjë hakmarrje nga ish-partnerja e tij, për deklaratat e pak javëve më parë, ku e akuzonte për tradhti.
Kujtojmë se Wanda Nara dhe Maxi Lopez ishin të martuar dhe kishin tre fëmijë, derisa u shfaq Mauro Icardi, i cili asokohe ishte shok me Lopez te Sampdoria dhe i mori partneren. /tvklan.al