Policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin Isnik Nokshiqi nga Tropoja, pasi pasditen e të martës përplasi një efektiv të rrugores. Në momentin e ngjarjes, dy efektivë të “Rrugores” ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesi i makinës, ka qenë i ndaluar, duke ofenduar dhe bërtitur. Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën, por i riu u është kthyer me tone të ashpra edhe policëve, duke i ofenduar.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Menjëherë pas ngjarjes Nokshiqi u largua, por u lokalizua nga agjentët e Komisariatit nr. 4 dhe më pas u arrestua.

Ai akuzohet për vrasje e punonjësit të policisë së shtetit e mbetur në tentativë.

Klan News