Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gjykata E Hages

Thaçi e Smakaj nuk deklarohen për akuzat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, nuk janë deklaruar rreth aktakuzës së ngritur ndaj tyre për ndikimin mbi dëshmitarët. Ndërkaq, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është deklaruar i pafajshëm. Thaçi ishte ai që u paraqit i pari para Dhomave të Specializuara në Hagë....

Dhjetor 8, 2024

Orban: Nuk do të ekzekutoj urdhrin e Gjykatës për Netanyahun!

Edhe këtë herë Viktor Orban i del kundër BE-së. Një qëndrim qartësisht të ndryshëm nga ai i shprehur nga unioni në lidhje me Benjamin Netanyahun dhe urdhër-arrestin e lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ka shprehur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Siç thatë ai vetë,  jo vetëm që do të ftojë kryeministrin e Izraelit në Hungari, por...

Nëntor 22, 2024

Gjykata e Hagës, urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun

Urdhërarreste ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të mbrojtjes Joav Gallant dhe drejtuesin ushtarak të Hamasit, Mohamed Deif lëshoi këtë të Enjte, Gjykata Penale Ndërkombëtare. Në një deklaratë të gjykatës me qendër në Hagë thuhet se ka arsye të forta për të besuar se Netanyahu mban përgjegjësi penale për krime lufte përfshirë...

Nëntor 21, 2024

Kongresi Amerikan kërkon sanksione për Gjykatën e Hagës

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e udhëhequr nga Republikanët miratoi nismën për të vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo vendimarrje vjen pas urdhër-arrestit ndaj zyrtarëve izraelitë për luftën në Gaza. Nisma u miratua me 247 vota, mes tyre edhe 42 demokratë. Masa nuk pritet të kthehet në ligj, por pasqyron mbështetjen e vazhdueshme të...

Qershor 5, 2024

Izraeli injoron urdhrin e Gjykatës së Hagës

Tel Avivi injoron Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një ditë pasi autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, urdhëroi që të mbetet i hapur vendkalimi në Rafah, i cili është thelbësor për hyrjen e ndihmave humanitare ushtria izraelite vijon sulmet në Gaza. Sulmet ajrore pati jo vetëm në Rafah, por edhe në qytetin qendror të Deir...

Maj 25, 2024
gjykata nderkombetare e drejtesise

Gjykata e Hagës: Të ndalet sulmi ndaj Rafahut

Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli këtë të premte një vendim të fortë duke urdhëruar Izraelin të “ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake ndaj qytetit të Rafahut në Gaza”. Kërkesa u bë nga Afrika e Jugut javën e kaluar duke parashtruar një sërë akuzash për genocid ndaj Izraelit të cilat ky i fundit...

Maj 24, 2024

Kryeprokurori i Hagës kërkon urdhër-arrest për Netanyahu

Ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mund të ketë së shpejti një urdhër-arresti ndërkombëtar. Kreu i Prokurorisë Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, Karim Khan dorëzoi pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkesën për arrestimin e Netanjahut sëbashku me kreun e Hamasit për Rripin e Gazës, Jahja Sinuar, ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe liderin politik të...

Maj 20, 2024