Gjykata e Hagës dënon sanksionet e nënshkruara nga Donald Tramp ndaj këtij institucioni. Në një reagim të saj, Gjykata Penale Ndërkombëtare shprehu angazhimin për të vendosur drejtësi për miliona viktima të pafajshme të mizorive në gjithë botën, pavarësisht sanksioneve ndaj zyrtarëve të saj dhe punës së pavarur dhe të paanshme gjyqësore.
Tramp nënshkroi sanksione që kufizojnë financimet dhe dhënien e vizave amerikane për individët sëbashku me familjet e tyre që i japin ndihmë Gjykatës së Hagës për të hetuar qytetarët amerikanë dhe ata nga vendet aleate.
Vendimi mendohet se lidhet me urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga kjo gjykatë, nëntorin e kaluar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Nëntorin e kaluar, i akuzuar për krime gjatë luftës në Rripin e Gazës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e nënshkroi urdhërin në ditët e vizitës së Netanjahut në Uashington, me të cilin u takua edhe vetë këtë javë.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk janë pjesë e listës prej më shumë se 120 vende që njohin juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Nëntorin e kaluar, Gjykata e Hagës lëshoi urdhërarreste ndërkombëtare edhe për ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe zyrtarin e lartë të Hamasit, Mohamed Deif.
Në Mars të 2023-shit, një urdhërarrest është lëshuar edhe për presidentin rus Vladimir Putin për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë, por as Rusia nuk e njeh juridiksionin e Hagës.
Tv Klan