Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli këtë të premte një vendim të fortë duke urdhëruar Izraelin të “ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake ndaj qytetit të Rafahut në Gaza”.
Kërkesa u bë nga Afrika e Jugut javën e kaluar duke parashtruar një sërë akuzash për genocid ndaj Izraelit të cilat ky i fundit i mohon. Përveç ndaljes së menjëhershme të sulmit, Gjykata e Hagës në varësi të OKB-së i kërkoi Izraelit të hapë pikat kufitare dhe të lejojë ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza.
“Gjykata konsideron se, në përputhje me detyrimet sipas Konventës së Genocidit, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në Guvernatën e Rafahut”.
Një tjetër vendim është lejimi pa asnjë pengesë i hetuesve të OKB-së që po verifikojnë akuzat për gjenocid. Megjithatë vendimi duket se nuk do ta ndalë Tel Avivin pasi një zëdhënës i qeverisë izraelite i tha BBC-së se nuk ka fuqi në botë që t’i detyrojë të bëjnë vetëvrasje politike për të pushuar luftën.
Në krahun tjetër Hamasi e përshëndeti vendimin. Të paktën 35 800 palestinezë janë vrarë nga sulmi izraelit në Gaza ndërsa Prokuroria e Hagës i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhra arresti për Benjamin Netanjahun dhe krerët e Hamasit të akuzuar për krime lufte.
Tv Klan