Me çekanin e gurskalitësit ka zbukuruar prej vitesh rrugët e qytetit të gurtë. Qytetarët por edhe turistët e shumtë që zgjedhin Gjirokastrën shkelin mbi kalldrëmet që i ka punuar Selami Rondo. Ky është zanati ku ai është fokusuar dhe punon prej disa vitesh ndërsa thotë se pasioni për punën me gurë është i madh. “Kam...