Figurat kryesore të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi kanë votuar për zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se shtetasit e Kosovës e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese...