Më 21 Mars Shqipëria do të përballet në “Uembli” me një Angli që i ngjason me stil loje një ekipi fizik dhe të shpejtë, tipike e skuadrave të Premier Ligës.
Ky është vizioni dhe qëllimi i trajnerit të ri Tuchel, i cili nuk bindet nga loja e tanishme e“tre luanëve”.
Tuchel ka folur me stafin e tij, ku u tha se dëshiron që idetë e tij të vihen në zbatim sa më shpejt, pavarërisht se koha është e pakët. Anglia ka si objektiv fitimin e Kupës së Botës 2026.
Gjermani sugjeroi se paraqitjet e fundit të kombëtares angleze kanë qenë tepër të ngadalta dhe dëshiron që të ndryshojë ritmin me të cilin lojtarët veprojnë.
Sipas 51-vjeçarit, mënyra e të luajturit të “tre luanëve” duhet që të jetë shumë fizik dhe e shpejtë.
Gjermani ka idenë që Anglia duhet të reflektojë karakterin anglez dhe jo të imitojë kombetare te tjera. Sipas tij, ku ka më mirë se të luash referuar kampionatit më të fortë të botës.
Objektv janë lojë sulmuese e agresive, ritëm dhe intensitet i lartë.
Dhe Tuchel ka kërkuar që këtë stil të ri të të luajturit, Anglia e tij ta kryejë që në sfidën kundër Shqipërisë në stadiumin “Uembli”.
Tekniku ka zhvilluar takime edhe me ish-trajnerin e përkohshëm të kombëtares Li Karslei, ku temë kryesore ishte se sa fleksible është taktikisht Anglia që të realizojë këtë ndryshim.
Klan News