Barcelona dominon grumbullimin e Kombëtares spanjolle. Plot 7 futbollistë të katalanasve do të jenë të gatshëm për sfidën çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Holandës.

Pavarësisht mungesave të Gavi, Balde dhe Fermin Lopez, Barcelona është klubi me më shumë lojtarë. Futbollistë si Cubarsi, Martinez, Casado, Pedri, Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Olmo kërkojnë të lënë gjurmë, me teknikun De La Fuente që është bindur për cilësitë e tyre falë cilësive të treguar në këtë sezon.

Inigo Martinez është kthyer në skuadër, ndërsa ylli i Real Madridit, Raul Asencio, vetëm gjashtë muaj në kryeqytetit spanjoll kanë mjaftuar për të marrë një ftesë të parë nga Luis de la Fuente. 

Në sulmin dyshja e Villarrealit Yeremy Pino dhe Ayoze Perez ruajtën vendet e tyre, ashtu si edhe Bryan Zaragoza, i cili po kalon një moment të mirë me Osasunën Alvaro Morata mbeten opsion për numër nëntë natyral, ndërsa Mikel Oyarzabal është sërish pjesë e listës, pavarësisht nga vështirësitë e tij me Real Sociedad.

Një njoftim të cilën tekniku de la Fuente e bëri nga zonat e shkatërruara prej përmbytjeve.

“La Roja” do të përballet me Holandën në Roterdam të enjten më 20 Mars në orën 20:45, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Valencia në Mestalla më 23 Mars.

Spanja do të përballet me fituesen e Kroacisë ose Francës në gjysmëfinalen e kompeticionit nëse arrinë të kualifikohet më tej.

Klan News