Pas Manchester United një tjetër skuadër e Premier League është gati për të ndryshuar stadium. Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike, Newcastle United po planifikon ndërtimin e një super-impianti të ri.

Klubi ka përpiluar projektin ku kërkohet miratimi i qeverisë për të nisur nga puna. Stadiumi i ri mendohet të ketë një kapacitet prej 65 mijë vendesh. Një rritje me rreth 13 mijë në krahasim me “St. James Park”, i cili nuk garanton numrin e lartë të kërkesave.

Pas 133 vitesh në “St James Park”, qymyrxhinjtë janë gati të bëjnë hapin cilësor edhe në aspektin infrastrukturor. Kalimi në duart e arabëve e ka shndërruar Newcastle në një nga klubet më të pasura jo vetëm në Angli.

Vendi i impiantit të ri nuk është përcaktuar ende, gjithsesi gjasat janë që të ndërtohet në zonën qëndrore të qytetit. 

Pasi të jetë verifikuar fizibiliteti i projektit do të informohen edhe tifozët. Kostoja e saktë e ndërtimit dhe mënyra e financimit të tij mbeten të panjohura. Megjithatë, ky zhvillim mbresëlënës përfaqëson sinjalin më të fortë të presidencës ndaj klubit.

Projektet e stadiumit të parë nga zyrtarët përshkruhen si spektakolare. Pjesa e jashtme do të ketë një pamje të ngjashme me mitikun “Wembley” në Londër. Modeli i referencës është Allianz Arena e Bayern Munich.

Klan News