Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Jamarber Malltezi

Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën, Jamarbër Malltezi mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e djeshme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për sot....

Janar 24, 2025
jamarber malltezi ne spak

Apeli i GJKKO jep nesër vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu...

Janar 23, 2025
Jamarber Malltezi

Jamarbër Malltezi do të qëndrojë në arrest shtëpie, GJKKO rrëzon kërkesën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë. Kështu, Malltezi do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen “Partizani”. Jamarbër Malltezi po qëndron në arrest shtëpie që prej muajit Nëntor të vitit të...

Dhjetor 12, 2024

Sot, seanca e parë për Sali Berishën

Zhvillohet ditën e sotme seanca e parë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Tetor 24, 2024

Zgjidhet gjyqtarja e dosjes “Partizani”

Flojera Davidhi është gjyqtarja e posaçme, e cila ka në dorë vlerësimin e hetimeve të kryera për dosjen “Partizani”, ku SPAK i kërkon të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë. Ajo u zgjodh me short këtë të mërkurë dhe brenda 5 ditësh duhet të caktojë...

Tetor 16, 2024
SPAK

Berisha dhe Malltezi kundërshtojnë akuzat e SPAK

500 faqeve të dosjes së SPAK për akuzat e ngritura për privatizimin e kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i janë përgjigjur me kundërshtimet e tyre të dorëzuar me postë ditën e shtunë. Thelbi i kundërshtimeve të bëra nga avokatët lidhet me mungesën e faktit penal në hetimet e Prokurorisë,...

Tetor 7, 2024

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzoi një rekurs të Jamarbër Malltezit, ku kundërshtonte një vendim të Prokurorisë së Posaçme mbi administrim provash dhe memot e bëra nga mbrojtja. Malltezi e kundërshtoi qëndrimin e SPAK edhe në dy shkallët e tjera të gjyqësorit, por që kërkesat e tij u rrëzuan. Ai është marrë i pandehur nga SPAK për...

Tetor 3, 2024

Kërkoi riekspertim financiar, Gjykata e Lartë rrëzon Malltezin

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Malltezit për kryerjen e akt-ekspertimit financiar. Kërkesa ishte rrëzuar në të dyja shkallët e gjykatave të faktit. Malltezi ishte ankuar duke u bazuar në nenet e kodit të procedurës penale, ku flitet për admnistrimin e provave dhe kërkesat e palëve. Po ashtu ai e kishte bazuar ankimin edhe në...

Tetor 3, 2024

Dosja “Partizani”, të pandehurit tërheqin fashikujt e hetimeve

Njëri pas tjetrit, fillimisht avokatja Klodiana Gjyzari, e cila përfaqëson interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha përballë SPAK, u paraqit në prokurori ku firmosi këtë të mërkurë përfundimin e hetimeve për çështjen “Partizani”. Ajo gjithashtu tërhoqi një pjesë të akteve të kësaj dosje. Më pas avokati Klodian Skënderi u paraqit për të njëjtën procedurë në emër...

Shtator 25, 2024

“Partizani”, 5 të pandehurit njihen me mbylljen e hetimeve dhe marrin dosjen. Çfarë ndodh tani

Avokatët e të pandehurve për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve dhe për të marrë të gjitha aktet përfundimtare të kësaj dosje. Siç raporton gazetarja Glidona Daci e para që mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ishte avokatja Klodiana Gjyzari, e...

Shtator 25, 2024