500 faqeve të dosjes së SPAK për akuzat e ngritura për privatizimin e kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i janë përgjigjur me kundërshtimet e tyre të dorëzuar me postë ditën e shtunë.
Thelbi i kundërshtimeve të bëra nga avokatët lidhet me mungesën e faktit penal në hetimet e Prokurorisë, mosadministrimin e akteve dhe dokumenteve të tjera që shkojnë në favor të të hetuarve.
Gjithashtu avokatët pretendojnë se të gjitha pasuritë e Malltezit dhe që kanë qenë objekt verifikimi janë të krijuara me burime të ligjshme.
Pas administrimit të kundërshtimeve ndaj akuzave të korrupsionit dhe pastrimit të parave, SPAK pritet të dorëzojë në Gjykatë kërkesën për gjykim.
Kjo e fundit më pas ka një afat 10 ditë për të caktuar një seancë paraprake në mënyrë që të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK dhe kundërshtimet e të hetuarve.
Në Shtator, SPAK i komunikoi akuzën ish-kryeministrit, dhëndrit të tij, biznesmenit Fatmir Bektashi dhe 2 personave të tjerë.
Tv Klan