Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Jeff Hovenier

Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: Mbështesim hetimet!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur se SHBA-ja e dënon fuqishëm sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të vendit. Pas takimit të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori u shpreh se në këtë pikë, Amerika nuk është në një pozicion të thotë se kush mund të fshihet prapa sulmit,...

Dhjetor 2, 2024

DASH: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në veri të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të dielën se mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit për sulmin e së premtes, që dëmtoi kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës. “Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit...

Dhjetor 2, 2024

Ambasadori amerikan: Dënojmë ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike në Kosovë”, pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri. “Ne po monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithpërfshirës dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës për t’u siguruar që përgjegjësit e këtij akti kriminal të identifikohen...

Nëntor 30, 2024

Hovenier: O’Brien pati biseda të rëndësishme me qeveritarët e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pasur biseda të rëndësishme. Nëpërmjet një postimi në “X” ku Hovenier ndau edhe fotografi të takimit të djeshëm, tha se gjatë takimit...

Tetor 22, 2024

Hovenier: Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen seriozisht në dialog

Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen më seriozisht në dialog si e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe integrimin e tyre në strukturat euroatlantike. Ata i bënë këto komente përgjatë punimeve të një takimi për Paqen dhe Demokracinë...

Shtator 26, 2024

Hovenier: Përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës i palëkundur, por nuk vlen për çdo qeveri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet që Shtetet e Bashkuara kanë me qeverinë aktuale të Kosovës, përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur, ndërsa theksoi se ky përkushtim nuk vlen për çdo qeveri apo veprim politik të saj. “Ndërsa disa nga fushat e bashkëpunimit me qeverinë...

Gusht 21, 2024
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier

Hovenier: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha sot se përfundimi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe çdo gjë më pak, nuk përmbush synimet për një Evropë të lirë e në paqe. Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi në kuadër të takimit “Ballkani Perëndimor 2024”...

Qershor 12, 2024

Hovenier: Ka shenja pozitive nga takimi i djeshëm në Bruksel

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për përparim në çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai i bëri këto komente pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë diskutoi mbi këtë çështje në Bruksel me të dërguarin evropian...

Mars 20, 2024