Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Dortmund, ku do të zhvillojë sot rreth orës 18:30 stërvitjen zyrtare në stadiumin “Iduna Park” para ndeshjes debutuese kundër Italisë në Euro 2024. Më herët trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do të dalin në konferencën për shtyp, për të komentuar kundërshtarët dhe folur për përgatitjet për këtë takim...