Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Dortmund, ku do të zhvillojë sot rreth orës 18:30 stërvitjen zyrtare në stadiumin “Iduna Park” para ndeshjes debutuese kundër Italisë në Euro 2024.
Më herët trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do të dalin në konferencën për shtyp, për të komentuar kundërshtarët dhe folur për përgatitjet për këtë takim të rëndësishëm.
Skuadra në përgatitjet e fundit në Kamen u fokusua te pjesa taktike, ndësa stafi teknik zgjodhi që ta reduktonte ngarkesën fizike.
Grupi i lojtarëve është i plotë dhe të gjithë janë në formë, ndërsa ka entuziazëm për takimin ndaj ‘të kaltërve’.
Shqipëria është përballur më herët në katër takime me Italinë, ku ka pësuar 4 humbje.
Kuqezinjtë kanë pësuar 7 gola dhe kanë shënuar vetëm 1 ndaj të kaltërve, në miqësoren e 2022 në Tiranë.
Klan News