Përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare kërkojnë transmetimin e seancës dëgjimore për zhvillimet në Shqipëri në Kongresin Amerikan. Për këtë, ata i janë drejtuar me një letër drejtorit të radiotelevizionit publik shqiptar Artur Zheji dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së Kiço Blushi. “Duke e konsideruar të drejtën për informim si obligim ligjor dhe qytetar...