Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë zhvilloi një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka ngecur, përkundër përmbushjes së të gjitha kritereve, thuhet në një postim në faqen e kryeministrit Haradinaj në Facebook....