Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë zhvilloi një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka ngecur, përkundër përmbushjes së të gjitha kritereve, thuhet në një postim në faqen e kryeministrit Haradinaj në Facebook.

“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëviz lirshëm dhe nga kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE-ja”.

“Përveç së drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”,

tha Haradinaj.

Austria mban aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.

/tvklan.al