Përsëritet qëndrimi se të gjitha kushtet janë plotësuar
Në raport-progresin që do të publikohet sot, Komisioni Evropian përsërit qëndrimin e shprehur në vitin 2018, se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash dhe ka kërkuar që kjo të trajtohet si “çështje urgjente” në Këshillin e BE-së.
Qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor të cilët kanë ende nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Schengen. Dialogu për liberalizimin e vizave nisi në vitin 2012.
Në Qershor të vitit 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizim vizash dhe i ka rekomanduar Këshillit dhe Parlamentit Evropian që të ecin përpara me propozimin për liberalizim vizash”, thuhet në raport.
Tv Klan