Kasa: Mund të ketë një ulje me 10-15%. Gjatë vitit 2023, 43% e turistëve ishin nga Kosova

Shqiptarët e Kosovës përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në Shqipëri. Sipas të dhënave të ministrisë së Turizmit, gjatë vitit 2023 erdhën mbi 4.3 milionë turistë nga Kosova ndërsa në 2022 ishin 2.6 milionë.

Liberalizimi i vizave në zonën Shengen për shtetasit e Kosovës duke nisur nga 1 Janari i këtij vitit, pritet të ketë ndikim në sektorin e turizmit në vendin tonë, por sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa ndikimi do të jetë i vogël gjatë sezonit verorë.

“Shtetasit e Kosovës vazhdojmë t’i quajmë turistë patriotik, do ta vazhdojnë traditën e tyre të mirë për të ardhur në Shqipëri sidomos në pushimet e verës sepse e kanë dhe më afër e me kosto më të lirë sidomos në sezonin veror ku çmimi i akomodimit dhe biletave rritet ndjeshëm e kanë dhe të vështirë sa i përket buxhetit që ta përballojnë dhe do të ketë një rënie patjetër. Do të shikojmë një rënie besoj 10-15%.”

Sipas Kasës shifrat e turistëve nga Kosova mbeten të paqarta për shkak se ato nuk regjistrohen në kufi.

“Problematike tek turistët e Kosovës është që ata nuk vijnë në mënyrë të organizuar, vijnë në mënyrë sporadike dhe ne s’kemi mundësinë që ne të bëjmë një shifer të saktë duke ju referuar faktit që tashmë edhe nuk regjistrohen.”

Numri i vizitorëve nga Kosova gjatë vitit 2023, përbën 43% të numrit total të turistëve.

Klan News