Institucionet e Prishtinës kanë angazhuar një ekip ekspertësh në krye me juristin britanik Michael Wood, për argumentimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti e kryeministri dhe kryetari i Kuvendit janë shprehur të bindur se Kosova do të ballafaqohet denjësisht me...