Institucionet e Prishtinës kanë angazhuar një ekip ekspertësh në krye me juristin britanik Michael Wood, për argumentimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti e kryeministri dhe kryetari i Kuvendit janë shprehur të bindur se Kosova do të ballafaqohet denjësisht me sfidën e radhës të Serbisë. Hashim Thaçi: “U takuam sot me zotin Wood, për ta diskutuar rastin e Kosovës dhe paraqitjen tonë. Kosova ka një rast të fortë dhe synojmë të demonstrojmë para gjykatës së nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare.”Fatmir Sejdiu: “Ne e kemi angazhuar siç tha edhe kryeministri një personalitet jashtëzakonisht të shquar ndërkombëtar dhe ai do të procedojë për të prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe kemi besim të plotë se gjykata do të ketë parasysh këtë relevancë të rëndësishme.”Kërkesa e Serbisë tashmë iu ka dorëzuar gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo gjykatë pritet që brenda disa muajsh ta thotë fjalën e saj të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës./tvklan.alGazetar: Leonard Kërquki