Qeveria greke ka zbutur qëndrimin ndaj Shqipërisë përsa i përket procesit të anëtërësimit të vendit në Bashkimin Europian. Media e Athinës “Antinews” në shkrimin me titull “Sërish, Mitsotakis mbështet Shqipërinë”, njoftoi se Greqia ka rënë dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera...