Vajza e Charlie Sheen dhe Denise Richards, Sami Sheen prej kohësh vazhdon të jetë ylli i “Only Fans”. Mediat e huaja thonë se ajo ka grumbulluar një shumë marramendëse fitimesh, bëhet fjalë për më shumë se 3 milionë dollarë.

Sipas burimeve, 20-vjeçarja ka nisur rrugën e saj për të nxjerrë fitime e pavarur nga prindërit, në sajë të modelimit. Tashmë Sami Sheen ka blerë shtëpinë dhe makinën e saj.

“Puna” e saj në “Only Fans” nuk është i vetmi burim i të ardhurave, pasi 20-vjeçarja luan në shfaqen televizive të nënës së saj, “Denise Richards & Her Wild Things”. Premiera e të cilës do të shfaqet më 4 Mars.Sami Sheen hapi llogarinë e saj që në vitin 2022, pak pasi mbushi 18 vjeç./tvklan.al