Njoha e dy rajoneve rebele të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut kanë ngjallur reagime të ashpra të Perëndimit kundrejt Rusisë. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, duke e konsideruar vendimin si të papërgjegjshëm, i bëri thirrje Moskës ta rishqyrtojë atë. Sipas tij dekreti i Medvedev për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve i shton tensionet dhe ndërlikon...