Kërkesa për federalizimin e Maqedonisë po fiton përkrahje gjithnjë e më të madhe në mesin e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, pasi kësaj ideje është bashkëngjitur edhe Partia Demokratike Shqiptare si parti shqiptare më e madhe në opozitë. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, madje ka vlerësuar se federalizimi është forma e vetme që të mbijetojë...