“As drejtuesit e Gardës nuk e dinin ku ishte Meta”, Blushi: Në fillim menduam se ishte pengmarrje
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se drejtuesit e Gardës së Republikës si dhe dy oficerët që kanë detyrë mbrojtjen e Ilir Metës nuk kishin dijeni se ku ndodhej ish-Presidenti në momentin e arrestimit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Blushi thekson se ka kontaktuar me Gardën pas momentit...