U diplomuan dhe nisën Masterin, por s’u njihet shkolla. Qendra e Shërbimeve Arsimore refuzon ministrinë
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë përfunduar studimet për juridik në vitin 2022 në Universitetin privat “Pavarësia”, ku janë matrikuluar dhe pajisur edhe me diplomë. Ata filluan studimet master në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në vitin e dytë pengohen, pasi nga Qendra Shkencore Arsimore...